Ballina Aktualitet Durrës/ Dështon protesta e paralajmëruar për vrasjen tragjike të 15-vjeçarit Erjon Boba

Durrës/ Dështon protesta e paralajmëruar për vrasjen tragjike të 15-vjeçarit Erjon Boba

26
0

Në orën 11:00, në sheshin qendror, nuk u paraqit askush nga shokët, të afërmit e largët apo të rinjtë që në rrjete sociale shprehën indinjatë.

Aty ishin vetëm familjarët e tij, të vetmuar në dhimbjen e madhe.

Halla e Erjonit, Barie Çupi, e tronditur dhe e zhgënjyer, tha se kjo ngjarje duhej të na kishte zgjuar të gjithëve: “Erioni u pre në besë nga shoqëria. Nëse një fëmijë është i mirë, rrezikon të vritet nga një fëmijë që nuk është edukuar si duhet. Shteti duhet të lëvizë, të tronditet. Ky është tërmet, sepse kur vriten fëmijët, nuk ka asgjë më tragjike.”