Ballina Politika Evi Kokalari: Si u rekrutua Edi Rama në rrethin e George Soros...

Evi Kokalari: Si u rekrutua Edi Rama në rrethin e George Soros në Paris para se të katapultohej në politikën…

27
0

Aktivistja Evi Kokalari i ka dhënë publikut britanik një perspektivë krejt tjetër mbi kryeministrin Edi Rama, një figurë që prej vitesh përpiqet të shfaqet si zë i emigrantëve shqiptarë dhe si partner politik i qendrës së majtë britanike. “I dhashë një intervistë Nicholas Duning të GB News, më tepër për ti thënë publikut apo të djathtës në UK, që Edi Rama me arrogancën e tij nuk mund të përfaqësoj emigrantët tanë në Angli.
Arroganca e tij thjeshtë i bën dëm diasporës, sepse ka njerëz që punojnë me ndershmëri, dhe reputacioni i tyre është shkatërruar si nga bandat e drogës, si dhe nga arroganca e një ‘kllouni’ që ka marrë peng atë komb. Sigurisht folëm dhe për Diellën e Tony Blair, dhe ky i fundit me sa duket, qënkërka shumë i urryer në Angli”, tha aktivistja në rrjetet sociale. Por çfarë zbuloi Kokalari për Ramën. Sipas Kokalarit, imazhi që Rama projekton në Mbretërinë e Bashkuar nuk përputhet aspak me origjinën e tij politike, me lidhjet e tij, as me mënyrën se si ai është katapultuar në pushtet. “Pashë një intervistë në të cilën në dukje ai është frymëzuar nga Tony Blair. Rama ka thënë: “Unë nuk do të isha as kryeministër e as një njeri i angazhuar në politikë pa të”. “Dhe para se ta njihja, ai ishte modeli im dhe ishte frymëzimi për të hyrë në politikë, për të reformuar Partinë Socialiste dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë një forcë për të mirën, por mund të jetë një rrugë e tretë për të majtën”.
Edi Rama jetonte në Paris në të njëjtën kohë që unë jetoja në Paris, e cila ishte 1995, 1996, 1997. Dhe unë e di me siguri që aty ai u takua me George Soros dhe u bë pjesë e rrethit të George Soros në Shqipëri e cila bëri shumë dëm. Nuk e di nëse Tony Blair i përket partisë së Davos, ku padyshim Soros bën pjesë, por mund t’ju them se ndoshta ai e admironte Tony Blair. Edi Rama në atë kohë u kthye në Shqipëri me ftesë të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, dhe u bë ministër i kulturës. Dhe kështu filloi karriera e tij politike. Por ai ishte padyshim i favorizuar nga George Soros. Pra, komenti i tij për Tony Blair-in, që nuk do të ishte bërë një politikan, nëse nuk do të ishte për Tony Blair-in, mua më ngre flamuj të kuq. Nuk e di si u lidhën të dy në një moment gjatë karrierës së tyre politike”, tha Kokalari.