Një konflikt mes fqinjëve në Patos ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve presëse. Në pranga ka rënë Marjus Grëmbi, 36 vjeç pasi plagosi me mjet prerës Shpëtim Qerimaj.
Ky i fundit raportohet se ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.







