Ballina Bota Indonezi/ Zjarr i madh në një ndërtesë shtatëkatëshe në Xhakarta, 17 të...

Indonezi/ Zjarr i madh në një ndërtesë shtatëkatëshe në Xhakarta, 17 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar në godinë

25
0

Një zjarr ka përfshirë të dielën një ndërtesë shtatëkatëshe në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, duke shkaktuar të paktën 17 viktima. Lajmi u konfirmua nga radioja lokale Kompas TV, e cila raportoi se disa persona të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar brenda godinës.

Zjarri tashmë është shuar, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për evakuimin e plotë të ndërtesës.

Objekti ku ndodhi ngjarja strehon zyrat e Terra Drone Indonesia, kompani që ofron shërbime me dronë për mbikëqyrje ajrore, me një gamë klientësh që përfshin bujqësinë dhe industrinë minerare.

Pamjet e transmetuara nga Kompas TV tregojnë dhjetëra zjarrfikës që ndërhyjnë për të shpëtuar personat e mbetur në ndërtesë, si dhe ekipe të tjera që transportojnë trupat e viktimave jashtë godinës.