Kim Kardashian dukej si një “lepur bore” e ardhur nga Poli i Veriut teksa u shfaq në New York të dielën.
Ylli 45-vjeçar i reality-show ishte veshur nga koka te këmbët me koleksionin North Face x SKIMS ndërsa hipte në një SUV të zi që e priste.
Miliarderja mbante një xhaketë të shkurtër prej gëzofi artificial me kapuç, me zinxhir përpara, të kombinuar me geta shumë të ngushta që theksonin format e saj të famshme, çizme të gjata me majë dhe doreza elegante, shkruan “Daily Mail”.
Flokët e zinj i kishte të lëshuar dhe krejtësisht të drejtë, ndërsa stilin e plotë e përfundonte me syze të zeza me pamje sportive, paksa si ato të skive.
Më vonë, bukuroshja me përmasë “2” u pa teksa i shkelte rregullave të dietës së saj strikte me një filxhan çokollate të nxehtë të mbushur me marshmallow të vegjël.







