Ballina Aktualitet Konkurrenca bllokon shitjen e Tring, nis procedurë hetimi të thelluar

Konkurrenca bllokon shitjen e Tring, nis procedurë hetimi të thelluar

15
0

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë proçedurë të thelluar ndaj shitjes së platformës Tring. Përmes një vendimi të posaçëm, Komisioni i Konkurrencës sqaron edhe arsyet se pse ka vendosur të fusë në hetim të thelluar transaksionin.

“Shoqëria blerëse nuk ka aktivitet (shoqëri holding) dhe nuk ka eksperienca të mëhershme në tregun e media audiovizive. Nisur nga struktura e tregut përkatës, mungesa e një informacioni të plotë për të vlerësuar mundësinë reale të blerësit për të ushtruar aftësitë funksionale dhe për të siguruar vijueshmërinë e aktivitetit ekonomik të shoqërisë target, me qëllim vlerësimin e efekteve të transaksionit mbi konkurrencën në treg, kërkohet një analizë më të thelluar e ndikimit dhe pasojave në tregun përkatës të produktit,” thuhet në vendim.

Konkurrenca bllokon shitjen e Tring, nis procedurë hetimi të thelluar

Blerësi i Tring është një shoqëri e quajtur Vertex Holding, e cila është themeluar në QKB disa muaj më parë. Pronari i kësaj shoqërie është një shtetas kosovar i quajtur Valon Shala, i cili ka punuar në kompanitë e Devollëve.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, sipas parashikimeve të nenit 56 “Procedura paraprake” të Ligjit 9121/2003, në rastet kur ka dyshime se potencialisht përqendrimi mund të shfaqë shenja anti konkurruese, vendoset fillimi i procedurës së thelluar.

“Procedura e thelluar në rastet e kontrollit të përqendrimeve ka të bëjë më kryerjen e analizave më të thelluara ekonomike dhe të efekteve që ky përqendrim sjell në treg. Gjatë kësaj procedure dhe kur ka dyshime apo shfaqen shqetësimi se ky transaksion mund të kufizojë konkurrencën në treg, kërkohet një informacion më i detajuar, përfshirë edhe dokumente të brendshme të vetë ndërmarrjes apo edhe pyetësorë,” thuhet në vendimin e Konkurrencës.

Raporti i procedurës së thelluar duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se 3 muaj dhe më pas Komisioni do të vendosë nëse do t’i japë dritën jeshile shitjes së Tring./Kapital