Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin Yannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga policia greke.
Sipas informacioneve, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë. Atentati ndaj Lalas, shtatorin e kaluar në Pagrati, dyshohet se është kryer nga katër shqiptarët.
Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, është akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.
Policia greke raportohet se ka gjetur katër kallashnikovë dhe tre pistoleta, si edhe një sasi kokaine e parash.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme, pasi hetimi është ende në vazhdim.







