Ballina Kosovë Kurti njofton për rritjen e pagës minimale nga janari: Përfitojnë rreth 150...

Kurti njofton për rritjen e pagës minimale nga janari: Përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

11
0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga minimale në Kosovë do të rritet sërish, duke hyrë në fuqi me dy faza gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas tij, nga muaji i ardhshëm paga minimale do të jetë 425 euro bruto, nga 350 euro sa është aktualisht. Ndërsa nga data 1 korrik pritet faza e dytë e rritjes, me ç’rast paga minimale do të arrijë në 500 euro, ashtu siç është paraparë me vendimin e Qeverisë.

Kurti theksoi se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë drejtpërdrejt nga kjo rritje.

Ai rikujtoi se pagën minimale Qeveria e tij e ka trashëguar në nivelin 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë se një dekadë, ndërsa tani po rritet për të tretën herë brenda një mandati.

Në fund, Kurti e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies së punëtorëve në vend.

Postimi i plotë:

Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri.

Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.

Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë.