Ballina Rajoni Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

24
0

Pika Kuftitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur për afro 4 orë, për shkak të protestave të fermerëve që po mbahet në shtetin helen.

Përmes një njoftimi nga Policia Kufitare Greke, këtë të martë, 9 dhjetor, ‘nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët’.

Autoritetet theksojnë se kalimet do të lejohen vetëm për automjete që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Protesta e fermerëve grekë, e cila po zhvillohet prej një javë ka paralizuar jo vetëm jetën në fqinjin helen, por ka prekur edhe Shqipërinë, me mbylljen e doganës së Kakavijës.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.