Ballina Politika ‘PS po zgjedh Avokatin e Pushtetit, jo të Popullit’, Topalli: Proces i...

‘PS po zgjedh Avokatin e Pushtetit, jo të Popullit’, Topalli: Proces i paligjshëm, dhunim i institucionit

25
0

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli, reagoi ashpër ndaj vijimit të procesit për Avokatin e Popullit, pavarësisht tërheqjes firmëtarëve të deputetëve të PD, duke e cilësuar këtë sjellje si një tjetër akt arbitrar i pushtetit që përdor ligjin vetëm sa herë i shërben vetë atij.

Sipas saj, procedura është shkelur me vetëdije, ndërsa institucioni i Avokatit të Popullit po kthehet në një instrument partie dhe jo në një mbrojtës të qytetarëve.

“Në një moment kur Parlamenti duhej të provonte se procedurat dhe ligji kanë vlerë më të madhe se interesi i radhës i pushtetit, mazhoranca socialiste zgjodhi të bëjë të kundërtën”, shprehet ajo mes t1% tjerash në një postim në rrjetin social.

Madje ish-kryeparlamentarja bën edhe ironi me mazhorancën, duke theksuar se “PS po emëron Avokatin e Pushtetit dhe jo të Popullit”.

“Sot PS nuk po voton një Avokat të Popullit. Po voton një avokat të pushtetit. Dhe ky është një mesazh i rrezikshëm: se ligji vlen vetëm kur firmat janë në favor të qeverisë, kur jo, shpërfillen. Ky është standardi i një pushteti që ka frikë nga çdo institucion i pavarur”, shprehet Topalli mes të tjerash.

Ajo e cilëson një akt të rrezikshëm politik dhe një frikë të pushtetit ndaj institucioneve të pavarura.

Reagimi i deputetes së PD, Jozefina Topalli:

“Sot nuk po diskutojmë më për Avokatin e Popullit, por për mënyrën se si pushteti e kupton ligjin: si formalitet që zgjat deri sa t’i shërbejë, e hidhet tej sapo nuk i duhet më.

Disa deputetë kanë tërhequr firmat. Kjo, në çdo parlament normal, do të thoshte ndalim i menjëhershëm i procesit dhe rihapje e procedurës. Por jo këtu. Këtu mazhoranca vendos të ecë përpara sikur asgjë të mos ketë ndodhur, sepse kandidati është “i tyre” dhe ligji duhet t’i bindet vullnetit të PS-së, jo anasjelltas.

Ky nuk është vetëm një absurditet procedurial; është dhunim i vetë funksionit të Avokatit të Popullit. Si mund të mbrojë qytetarët një institucion që lind nga një proces i paligjshëm dhe i imponuar? Si mund të quhet i pavarur një kandidat që votohet me forcë, edhe kur bien firmat që e kanë sjellë këtu?

Sot PS nuk po voton një Avokat të Popullit. Po voton një avokat të pushtetit. Dhe ky është një mesazh i rrezikshëm: se ligji vlen vetëm kur firmat janë në favor të qeverisë — kur jo, shpërfillen. Ky është standardi i një pushteti që ka frikë nga çdo institucion i pavarur.