Ballina Bota Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë të vrarë në vitin 2025, gati gjysma...

Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë të vrarë në vitin 2025, gati gjysma e tyre humbën jetën në Gaza

36
0

67 gazetarë janë vrarë në të gjithë botën brenda një viti, ndërsa pothuajse gjysma e tyre në Rripin e Gazës “nën zjarrin e forcave izraelite”.

Kështu njoftoi organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin e saj vjetor të publikuar sot.

“Numri i gazetarëve të vrarë (nga 1 dhjetori 2024 deri më 1 dhjetor 2025) është rritur përsëri, për shkak të praktikave kriminale të forcave të armatosura të rregullta dhe joformale dhe krimit të organizuar”, shpjegon shoqata, ndërsa shton “gazetarët nuk vdesin, ata vriten”.