Ballina Kronika Shiste lëndë narkotike në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari

Shiste lëndë narkotike në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari

25
0

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike kanabis në lokalin e tij në fshatin Kapedan.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari Klemjan Perndreu.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

NJOFTIMI I POLICISE

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOW”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Shiste lëndë narkotike kanabis, në lokalin e tij, në fshatin Kapedan, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari Klemjan Perndreu.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.