Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme mund të kanë të drejtë , të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut nga data 1 janar deri në 30 shtator 2026.
Për procesin e llogaritjes së vlerës së pronës, tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet sot, nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.
Konkretisht, nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 1000 euro.
Rivlerësim të pronës, apartamentit, apo truallit nuk do të bëjnë vetëm qytetarët por edhe bizneset, po me normë tatimore 5%. Përfitues të këtij procesi do të jenë edhe ata individë që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë por për këtë rast procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për rastet e parashikuara në këtë nen përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Procesi i fundit i rivlerësimit kishte tatim 3% në vitet 2020-2022, dhe nga i cili kaluan në proces 168.000 prona dhe buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.







