Ballina Kronika Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe e nxori me forcë nga banesa, bashkë...

Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe e nxori me forcë nga banesa, bashkë me djalin e mitur, e pëson 38-vjeçari në Kurbin

0
28

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi akuzohet se ka dhunuar gruan dhe e ka nxjerrë me forcë nga banesa, bashkë me djalin e tyre të mitur.

Pas hekruave ra shtetasi me inicialet GJ.L. Po ashtu kanë nisur hetimet dhe për shtetasen me inicialet S.S., 38 vjeçe, e cila akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 38 vjeç, banues në Laç, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë nga banesa, bashkë me djalin e tyre.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.