Ballina Bota Zjarri ‘përpin’ katet e fundit të një ndërtese, 140 zjarrfikës ne terren...

Zjarri ‘përpin’ katet e fundit të një ndërtese, 140 zjarrfikës ne terren për të shuar flakët, evakuohen banorët

15
0

Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Manhattan, në Nju Jork sot, sipas shërbimeve të shpëtimit dhe mediave amerikane.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Qytetit të Nju Jorkut, e cila koordinon të gjitha llojet e emergjencave, të evakuuarit nga ndërtesa u transportuan me disa autobusë në një vend të sigurt. Aktualisht nuk ka informacion për viktima.

Sipas pamjeve të transmetuara nga CBS, zjarri shpërtheu në katin e sipërm të ndërtesës gjashtëkatëshe në lagjen Upper West Side.

Rrjeti televiziv raporton se rreth 140 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa rrugët në lagje janë mbyllur.