Ballina Aktualitet Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë prokurorin e njohur

Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë prokurorin e njohur

29
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 9 dhjetor ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Dashnor Nure dhe e konfirmoi atë në detyrë.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të dorëzuar nga prokurori Nure ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni e shkarkoi prokurorin Nure më 4 shtator të vitit të kaluar, pasi konkludoi se se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të të tre kritereve kishte cënuar besimin e publikut – përfundim që u rrëzua si i pabazuar prej Kolegjit.

Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.