Ballina Sport Lajm i shkëlqyer, Edlir Tetova rikthehet në stërvitje, festë tek Egnatia

Lajm i shkëlqyer, Edlir Tetova rikthehet në stërvitje, festë tek Egnatia

3
0

Nga spitali sërish në fushë. Edlir Tetova rikuperohet në kohë rekord duke sjellë gëzim në familjen e tij të madhe, në klubin e Egnatias. Pak ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, Tetova është bashkuar me ekipin për të drejtuar seancën stërvitore në vigjilje të sfidës kundër Dinamos.

Ky është një lajm i shkëlqyer për kampionët në fuqi, pasi në fillim rikthimi i Tetovës dukej larg në kohë. Në këtë mënyrë, me Tetovën në stol dhe në gjendje të mirë shëndetësore, Egnatia synon të mbyll vitin si kampion dimri.