Ballina Politika Protesta dy ditore para Kryeministrisë, policia nis procedimin për Adriatik Lapajn

Protesta dy ditore para Kryeministrisë, policia nis procedimin për Adriatik Lapajn

22
0

Policia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori Adriatik Lapajn pas vendimit për të protestuar para Kryeministrisë.

Sipas policisë ata kanë zaptuar hapësirën publike si dhe kanë bllokuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë në këtë zonë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
• A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.