Ballina Lifestyle Victoria Beckham shfaqet mahnitëse me fustan mëndafshi në Nju Jork

Victoria Beckham shfaqet mahnitëse me fustan mëndafshi në Nju Jork

3
0

Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e mediave teksa u shfaq me shumë stil në Nju Jork. Stilistja dhe ish-anëtarja e Spice Girls u fotografua e veshur me një fustan elegant prej mëndafshi në ngjyrë navy, teksa pozonte së bashku me bashkëshortin e saj, legjendën e futbollit David Beckham, dhe djalin e tyre Romeo.

54-vjeçarja dukej brilante dhe e qetë në dalje publike, ndërsa David dhe Romeo zgjodhën një stil më casual dhe modern, duke krijuar një portret familjar të denjë për tapetin e kuq. Trioja u fotografua në ambientet e një hoteli luksoz në Manhattan, ku familja Beckham ndodhet për aktivitete pune dhe takime me miq e partnerë biznesi.

Kjo dalje publike vjen pas raportimeve së fundmi se Victoria ka “rinisur komunikimin” me djalin e madh, Brooklyn Beckham. Thashethemet për një distancim mes tyre qarkulluan që pas martesës së Brooklyn me Nicola Peltz, por burime të afërta pretendojnë se marrëdhëniet po ngrohen sërish dhe Victoria ka bërë “hapin e parë” për të rregulluar raportet.

Ndërkohë, publiku dhe mediat duket se nuk po humbasin interesin për familjen Beckham, e cila vazhdon të mbetet një nga klanet më të famshme dhe më me stil në botën e showbiz-it dhe sportit.