Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha. Sipas burimeve, Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për Endri Shabanin ka qenë një gabim dhe, në këtë kuadër, i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.
“Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, ka deklaruar Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.
Gjekmarkaj mban dhe pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit, por nuk dihet nëse do ta mbajë sërish këtë post pas kësaj dorëheqjeje nga PD







