Ballina Sport Dëmtimet, makthi i madh i Brojës, kartoni i tij pëson rënie drastike,...

Dëmtimet, makthi i madh i Brojës, kartoni i tij pëson rënie drastike, ja sa vlerësohet tani “bomberi” kuqezi

26
0

Dëmtimet mbetën makthi më i madh për Armando Brojën, një super talent, por që për fat të keq po përjeton një periudhë shumë të vështirë, ku pjesën më të madhe të kohës po e kalon në infermieri. Dikur Broja ishte lojtari më vlerën më të lartë në përfaqësuese, por çmimi i tij në tregun e transferimeve ka pësuar një rënie drastike.

Aktualisht, në përditësimin e fundit të bërë publik nga “Transfermarkt”, kartoni i Brojës vlerësohet me 10 milionë euro. Vetëm në 2 muajit e fundit, vlera e Brojës ka renë me 4 milionë euro. Vlerën më të lartë të kartonit, “bomberi” kuqezi e ka pasur në vitin 2022, kur ishte pjesë e Chelsea-t, në atë periudhë Broja vlerësohej me 30 milionë euro.

Pikërisht vlera e tij shumë e lartë e kartonit dhe besimi që kishte Chelsea te sulmuesi kuqezi, u kthye në një pengesë të fortë për çdo ekip që kërkonte shërbimet e tij. Që nga jo periudhë, dëmtimet e shumta shoqëruar karrierën e tij duke bërë që brenda 3 vitesh, kartoni i Brojës të pësonte një rënie me 20 milionë euro. Që nga viti 2023, Broja ka ndryshuar tre ekipe, Fulham, Everton dhe së fundmi Burnley.