Ballina Politika Erion Braçe: A ka turp ndonjë në Bashkinë e Tiranës? Kam dy...

Erion Braçe: A ka turp ndonjë në Bashkinë e Tiranës? Kam dy javë që iu kërkoj të pastrojnë plehrat, por nuk reagojnë

35
0

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar përmes rrjeteve sociale papastërtitë dhe mbeturinat në zonën e Tiranës së Re.

Braçe shprehet se qytetarët kanë tre javë që telefonojnë e bëjnë letra që të pastrohet zona, madje dhe vetë deputeti e ka kërkuar pastrimin, por asnjë reagim.

Braçe thotë se askush në Bashkinë e Tiranës nuk zë mend dhe duke mos iu përgjigjur thirrjeve, tregojnë qartë që nuk pyesin për njeri të gjallë.

“TIRANA/5✋sa

TIRANA E RE, DY JAVE PLOT;

A KA TURP NDONJE NE BASHKINE E TIRANES?!

Mire qytetaret qe kane tre jave qe ju telefonojne e bejne letra te vini te hiqni mbetjet qe i krijuat vete, po dhe deputeti ka dy jave qe ju kerkon TE PASTRONI!!

Ca doni te jepni si mesazh, qe ju nuk pyesni per njeri te gjalle??

PO SI NUK ZINI MEND NJEHERE”, shkruan ai.