Ballina Politika GJK pezulloi vendimin e GJKKO për Ballukun, Tabaku: Vendi s’mund të ketë...

GJK pezulloi vendimin e GJKKO për Ballukun, Tabaku: Vendi s’mund të ketë një zv.kryeministre të pandehur!

11
0

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një reagim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Belinda Ballukut, thotë se vendi nuk mund të ketë një zëvendës kryeministre të pandehur.

Deputetja demokrate shprehet se debati sot në fakt nuk ka të bëjë me vendimin e Kushtetueses, e cila e riktheu në detyrë Ballukun derisa të shprehet për ankimimin e qeverisë, por me moralin e qeverisë, dhe faktin se si mund tq qëndrojë në detyrë një zyrtare e lartë që ndan para publike me mesazhe.

Ajo thotë se një zëvendëskryeministre që përballet me akuza nuk mund të qëndrojë në detyrë, ndërsa shton se vendimi i gjykatës nuk ia heq dot vulën e korrupsionit.

Tabaku thotë në reagimin e saj se qytetarët meritojnë një “një qeveri që sillet si europiane në standarde dhe moral, jo një qeveri që përdor integrimin si mburojë për të mbrojtur të korruptuarit.”

Kujtojmë që Belinda Balluku është marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim edhe për Lotin 4 të Unazës së Madhe, pasi dyshohet se edhe në këtë tender fituesi është paracaktuar.

Reagimi i plotë:

Me apo pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria nuk mund të ketë një zëvendëskryeministre të pandehur.

Debati sot nuk është vendimi i GJK-së dhe as procedura. Debati i vërtetë është standardi moral i një qeverie normale.

Si mund të qëndrojë në detyrë një zyrtare e lartë që ndan para publike me mesazhe nga shtëpia?

Si mund të qëndrojë në detyrë një zëvendëskryeministre që përballet me akuza penale?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dha kohë qeverisë, por nuk i heq dot vulën e korrupsionit këtij rasti.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që sillet si europiane në standarde dhe moral, jo një qeveri që përdor integrimin si mburojë për të mbrojtur të korruptuarit.

Europa nuk është slogan.

Europa është standard.

Dhe standardi i parë është morali në qeverisje!