Editimi i fotove për t’u dukur më e re apo më “perfekte” nuk është më thjesht trend i rrjeteve sociale, por duket se ka hyrë edhe në politikë. Në vitin e imazhit dhe filtrave, as politikanet femra nuk i kanë shpëtuar tundimit të Photoshop-it.
Në krye të listës përmenden Elisa Spiropali dhe Sara Mila, të cilat sipas komentuesve në rrjete sociale, editojnë aq shumë fotot sa shpesh është e vështirë t’i njohësh në pamjet që publikojnë. Ndryshimet janë të tilla, sa diferenca mes fotos reale dhe asaj të postuar kthehet në temë diskutimi online.
Nuk mbetet pas as Albana Vokshi, e cila në imazhet që ndan me ndjekësit shfaqet si një vajzë në të 20-at, duke sfiduar jo vetëm moshën, por edhe biologjinë.
Më diskrete duket Iris Luarasi, e cila thekson tiparet me ndihmën e një filtri që i “ul” pak moshën, pa e tepruar.

Në fund të fundit, një prekje e lehtë teknologjie nuk i bën dëm askujt… apo jo?/vna










