Debate të ashpra janë regjistruar në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së, ku Flamur Noka dhe Ervin Salianji janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.
Sipas mediave anëtari i kryesisë Ervin Salianji ka kërkuar dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka.
Ish-deputeti hodhi akuza ndaj Nokës duke e quajtur si shkatërrimtar të PD-së dhe duke e quajtur të pafajshëm gabimin me emrin e Endri Shabanit për Avokatin e Popullit.
“Jep dorëheqjen Flamur, e pafalshme gabimi me Avokatin e Popullit dhe shkatërrimi i partisë, dil tako demokratët nëse i takon dot”, mësohet të këtë thënë Salianji, Nokës.
Po ashtu, më parë Noka e akuzoi Salianjin se po bashkëpunon me kundërshtarët politik







