Turneu i madh i Lionel Messit në Indi, i cili filloi diten e sotme nga stadiumi Salt Lake në Kalkuta, u eklipsua nga ngjarje të këqija.
Siç raportoi agjencia e lajmeve ANI, një turmë tifozësh i grisën karriget dhe i hodhën në fushë, pas vizitës së shkurtër të “pulgave” në stadium.
Messi ndodhet në Indi në kuadër të një turneu gjatë të cilit është planifikuar të marrë pjesë në koncerte, seminare futbolli për të rinj, një turne padel dhe të marrë pjesë në nisma bamirësie në evente në Kolkata, Hyderabad, Mumbai dhe New Delhi.
Sipas raportimeve në mediat indiane, fituesi i Kupës së Botës 2022 eci nëpër stadium duke përshëndetur tifozët, por shpejt u rrethua nga një turmë e madhe dhe u largua 20 minuta pas mbërritjes së tij.
Ttifozët hodhën në fushë karrige të grisura të stadiumit dhe sende të tjera, ndërsa disa nga ata që ishin ngjitur mbi një gardh që rrethonte stadiumin po hidhnin objekte.
“Vetëm zyrtarë dhe agjentë e rrethuan Messin.
Pse na telefonuan atëherë? Morëm një biletë për 12 mijë rupi (132.51 dollarë amerikanë), por as nuk mundëm ta shihnim fytyrën e tij”, tha një tifoz protestues në stadium, duke folur për agjencinë indiane të lajmeve ANI.







