Ballina Politika “Unë nuk e thirra dot babi…u detyrova të bëhesha burrë para kohe”,...

“Unë nuk e thirra dot babi…u detyrova të bëhesha burrë para kohe”, rrëfehet mes emocionesh djali i Azem Hajdarit: Më mungon inkurajimi prej tij

45
0

Djali i një prej themeluesve të PD, Azem Hajdarit, lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri,  ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku tregoi mes emocionesh jetën e tij, mes kujtimeve për Azemin e vrarë në një pritë në 12 shtator 1998, në Tiranë.

Azemi sot 27 vjeç, që mban emrin e babait të tij “Hero i demokracisë”, tregoi se me emrin e të jatit u njoh që i vogël, pasi ai u rrit duke dëgjuar historitë e tij, treguar jo vetëm nga familja por edhe miqtë që Azem Hajdari kishte takuar gjatë aktivitetit të tij politik.

“Isha 3-4 vjeç, kur e kam ndjerë fuqinë e emrit dhe mbiemrit që mbaj që kur isha i vogël dhe kujtoj që duhet të vishesha me kostum, e më drejtoheshin njerëzit që më thonin do të bëhesh si babi.

Ishin disa ditë në vit, kur në shtëpinë tonë vinin njerëz dhe dëgjoja histori për babain.

Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët por dhe njerëz që i ka hasur jeta me të. U detyrova të bëhem burrë para kohe, nëse do të ishte gjallë do të ishte mrekulli për mua”, tha Azemi.

Më tej, ai tregoi dhe një histori të rrëfyer nga e ëma, kur në luftën e Kosovës, Azemi strehoi 12 persona në shtëpi dhe ata i thërrisnin bacë.

“Kur vinte në shtëpi, ai ulej në sofër me ta, dhe kosovarët e strehuar i thërrisnin “bacë”, tregoi Azemi në intervistën e tij të parë dhënë për moderatoren Nisida Tufa.

I pyetur se si duhet ta njohin babain e tij, brezi i moshatarëve të Azemit të ri, ai u shpreh se babai i tij nuk i sillte streset dhe hallet në shtëpi dhe për më shumë, ai njihet për empatinë dhe dhembshurinë që kishte për njerëzit.

Në lidhje me pengun e tij që u rrit pa baba, ishte inkurajimi që i mungon.

Azem Hajdari: . Isha 3-4 vjeç, kur e kam ndjerë fuqinë e emrit dhe mbiemrit që mbaj që kur isha i vogël dhe kujtoj që duhet të vishesha me kostum, e më drejtoheshin njerëzit që më thonin do të bëhesh si babi.

Ishin disa ditë në vit, kur në shtëpinë tonë vinin njerëz dhe dëgjoja histori për babain.

Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët por dhe njerëz që i ka hasur jeta me të. U detyrova të bëhem burrë para kohe, nëse do të ishte gjallë do të ishte mrekulli për mua. Unë nuk e thirra dot baba.

Nëse ka një të mirë po ta shohim gotën para kohe, është dashur të bëhem burrë para kohe.