Agjencia kulturore e OKB-së, UNESCO, ka njohur kuzhinën kombëtare të Italisë si një “trashëgimi kulturore jo materiale.”
Ky vlerësim bëhet e ditur përmes postimi në ‘Instagram.
Grupet e industrisë vlerësojnë se “njohja nga UNESCO mund të rrisë turizmin deri në 8% brenda dy vjetëve, duke shtuar 18 milionë net qëndrimi”.
“Kuzhina italiane iu bashkua një liste globale të trashëgimisë kulturore jo materiale që përfshin kuzhinën franceze, meksikane, koreane dhe japoneze”, thuhet në postim.







