Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Sunderlandit, Noah Sadiki, sipas një raportimi nga gazetari franko-belg Sacha Tavolieri.
Sadiki, po ashtu si Sunderland, ka pasur një nisje të shkëlqyer të sezonit në Premierligë, aq sa po tërheq interesimin e klubeve kryesuese në tabelë.
“Red Devils” kontaktuan rrethin e lojtarit në fillim të sezonit për të hetuar mundësinë e një transferimi.
Ai konsiderohet një alternativë për mesfushorin e Brighton & Hove Albion, Carlos Baleba, i cili mund të rezultojë tepër i shtrenjtë.
Interesi i Chelseat erdhi pas takimit të tyre me “Black Cats” në fund të tetorit.
“Blues” kontaktuan direkt Sunderland për të pyetur mbi vlerësimin e Sadikit. Chelsea dhe Manchester United mund të konkurrojnë për nënshkrimin e përfaqësuesit të Kongos Demokratike gjatë merkatos së janarit që vjen.







