Në bashkëbisedim me qytetarët, Sali Berisha ka thënë se pranon kritiat për firmat e hedhura në mbështetje të Endrit Shabanit, por nuk pranon largimin e anëtarëve nga partia.
Berisha tha se kjo ishte një gabim dhe se për këtë është kërkuar falje.
“Nuk besoj se justifikohet pse së pari ato firma unë theksova, janë gabim dhe ndjesa është akti i merituar në këtë rast. Ato firma u vendosën në një klimë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës. Ato firma u tërhoqën me firmë.
E pranoj kritikën por jo idenë që të largohesh nga PD për këtë gabim. Kjo do të ishte lehtësim për Ramën”, tha Berisha.
Në mbledhjen e djeshme ishte nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij, e cila nuk iu pranua nga Berisha, për shkak të firmës që kishte hedhur për Shabanin, i cili tashmë është zgjedhur Avokat i Popullit.







