Njëri nga aktorët më të famshëm të Hollywoodit, George Clooney, ka zbuluar një rregull të veçantë që ndjek në martesën e tij me Amal Clooney, një avokate e respektuar e të drejtave të njeriut.
Çifti i martuar në vitin 2014 dhe i cili ka binjakët Alexander dhe Ella, është i njohur për marrëdhënien e tyre harmonike, dhe Clooney tani ka ndarë një detaj që kontribuon në këtë.
Clooney (64) vendosi pasi foli me gruan e tij Amal (47) se nuk do të puthte më gra të tjera në role filmike. Ai e mori këtë vendim kur mbushi 60-vjeç.
“Po përpiqem të ndjek rrugën e Paul Newman, kështu që nuk puth më vajza”, tha Clooney për Daily Mail. “Kur mbusha 60 vjeç, fola me gruan time. I thashë: ‘Shiko, unë ende mund të luaj basketboll me djemtë. Po luaj me 25-vjeçarë.'”
“Unë ende mund të rezistoj, jam në formë. Por pas 25 vitesh do të jem 85-vjeç. Nuk ka rëndësi sa bare granula ha, ky është një numër i vërtetë,” shpjegoi aktori perspektivën e tij mbi plakjen.
Aktori gjithashtu kujtoi takimin e tij të parë me Amal në vitin 2013, duke pranuar se nuk mendonte se kishte ndonjë shans me të për shkak të diferencës në moshë.
“Mendova, ‘O Zot!’ Në atë kohë, nuk mendoja se kisha shumë shanse me të sepse isha 17 vjet më i madh dhe ajo dukej se kishte gjithçka që i nevojitej.”







