Ballina Kronika Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari në Fier

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari në Fier

22
0

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit. 62 – vjeçari Xhoxhi Prifti, ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

“Fier/Informacion paraprak

Në datë 14.12.2025, në fshatin Libofshë, shtetasi Xh. P., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, dyshohet se mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin Xh. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.