Ballina Rajoni Kampi para Parlamentit të Beogradit do të hiqet së shpejti, ja si...

Kampi para Parlamentit të Beogradit do të hiqet së shpejti, ja si Vuçiq iu gjunjëzua presionit të ndërkombëtarëve

17
0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi në Nish se “Çacilend“, kampi i improvizuar që ka qenë i pranishëm para Parlamentit të Beogradit për më shumë se gjashtë muaj, mund të hiqet deri në fund të vitit.

Ky kamp fillimisht ishte ngritur si një protestë nga studentë që kërkonin më shumë mundësi studimi, por me kalimin e kohës, ai u përhap dhe u bë gjithnjë e më i paqartë në lidhje me qëllimet e tij. Pas këtij njoftimi, disa analistë dhe politikanë kanë ngritur pyetje mbi motivet e Vuçiqit dhe ndikimin e mundshëm të këtij veprimi.

Robert Kozma, një përfaqësues i ZLF, shpreh dyshimin e tij ndaj Vuçiçit dhe thotë se ky njoftim mund të ketë lidhje me presionin ndërkombëtar, sidomos nga Bashkimi Evropian. Ai thekson se Vuçiq mund të pohojë se do të largojë kampin për të treguar se i kupton kritikat e BE-së, por nuk beson se ai do të bëjë ndonjë veprim të tillë pa një shtytje të fuqishme nga qytetarët.

Kozma gjithashtu e lidh këtë njoftim me takimin e Vuçiqit në Bruksel, që e konsideron një “katastrofë absolute”, duke sugjeruar se Vuçiçpo përpiqet të manipulojë situatën për të mbajtur pushtetin e tij.

Përfaqësuesja Ana Jakovljeviç e sheh këtë si një dështim të politikës së jashtme të Vuçiçit dhe mendon se ai është detyruar të përmbushë kërkesat e BE-së për reformë, veçanërisht pasi Serbia është nën presion për të përmirësuar situatën demokratike dhe për të hequr dorë nga lidhjet me Rusinë.

Sipas Jakovljeviç, mesazhi nga BE-ja është i qartë: Serbia duhet të bëhet një shtet demokratik për të avancuar në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian. Një mision i Parlamentit Evropian do të vizitojë Serbinë në janar. Kozma dhe Jakovljeviç sugjerojnë se ky mision mund të shërbejë si një mundësi për të bërë presion mbi qeverinë e Vuçiqit.