Ballina Lifestyle Kylie Minogue sfidon Wham! për vendin e parë të Krishtlindjes, me ndihmën...

Kylie Minogue sfidon Wham! për vendin e parë të Krishtlindjes, me ndihmën e Amazon

28
0

Këngëtarja e njohur Kylie Minogue mund të arrijë të marrë vendin e parë në top-listat e Krishtlindjes.

Kështu duke lënë pas hitin klasik të Wham!.

Mediat raportojnë se gjiganti i shitjeve online Amazon ka ndërhyrë në garë, duke përdorur asistentët virtualë Alexa për të promovuar këngën e Minogue.

Kjo lëvizje pritet të ndikojë në rritjen e dëgjimeve dhe shkarkimeve, duke e vendosur Kylie Minogue si një nga favoritët kryesorë për titullin prestigjioz “Christmas No 1”, një arritje shumë e rëndësishme në industrinë muzikore britanike.