Ballina Kronika Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan/ Ndotje masive mjedisore dhe shkelje të rënda ligjore,...

Operacioni “Metalurgjiku” në Elbasan/ Ndotje masive mjedisore dhe shkelje të rënda ligjore, 16 të arrestuar

37
0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Metalurgjiku”, i ndjekur prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e krimeve kundër mjedisit.

Procedohen penalisht 2 subjekte juridike, bazuar në nenin 3 të ligjit Nr. 9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Vihen në pranga 16 shtetas (9 prej tyre shtetas të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës. Mësohet se të arrestuar shtetasit: Juncheol Chung – shtetas korean, Prakash Kadel – shtetas nepalez,

si edhe shtetasit indianë: Rahul Pal , Styend Pal, Munna Singh ,Rajesh Yadav , Aaditiya Raj, Rahul Pal , Dheeraj Kumar. Jakup Karaj, Ismail Dybeli ,Dorjan Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdiaj, Elton Beqi , Eglis Flaga.