“Dialogu nuk arrihet me ultimatume”, kështu është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndërsa ka folur për protestën e fermerëve.
Ai tha se fermerët kanë refuzuar të bisedonin. Në të njëjtën kohë, ai nënvizon se bllokadat nuk i shërbejnë kërkesave të fermerëve. Përkundrazi, shton kryeministri grek “i minojnë ato”.
“Ndërsa pushtimet e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër publike që u përkasin të gjithëve nuk janë veprime të përgjegjshme. Por veprime që dëmtojnë vendin. Dhe, sigurisht, ekonomitë lokale në rajon. Zgjidhjet lindin vetëm nga diskutimi. Kushdo që i mohon këto parime të logjikës dhe demokracisë merr një barrë të madhe ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Nga ana ime, përsëris se dera e qeverisë mbetet e hapur për të gjithë fermerët dhe blegtorët që duan të takohen ose me mua ose me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë Kostis Hatzidakis dhe Ministrin e Zhvillimit Rural Kostas Tsiaras”, shprehet ai.



