14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në të paktën tre episode të dokumentuara.
Sipas dokumenteve të SPAK, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, përdorte pseudonimet “XR1” dhe “New Sky”, duke i shpërdorur ato për komunikimet brenda grupit dhe në aktivitetet kriminale.
Dosja e SPAK zbulon gjithashtu një kodifikim të brendshëm të grupit, ku çdo anëtar kishte nofkat dhe rolet e caktuara.
Kjo duke e bërë komunikimin dhe operacionet më të vështira për t’u zbuluar nga autoritetet.







