Ballina Kronika “12 shoferë në pranga dhe nën hetim”/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin...

“12 shoferë në pranga dhe nën hetim”/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin e 48 orëve të fundit: 524 shkelje të rregullave..

0
12

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 48 orëve të fundit. Gjatë këtij harku kohor Rrugorja bën me dije se konstatuar 524 shkelje.

Ndërkohë 12 drejtues automjetesh janë vendosur në pranga ose do të hetohen në gjendje të lirë.

“Kontrolle intensive, me shërbime të shtuara dhe pajisje bashkëkohore, në akset kryesore dhe në ato dytësore të kryeqytetit.

Objektivi kryesor, mbrojtja e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, nga ngjarjet rrugore.

Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, gjatë 48 orëve të fundit:

U konstatuan 524 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat u ndëshkuan me masa administrative;

U arrestuan ose proceduan penalisht 12 shtetas, të cilët nëpërmjet manovrave me mjete, rrezikuan rëndë shëndetin/jetën e përdoruesve të rrugës.

Ndër masat e vëna:

85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera;

179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit;

260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit, njoftoi policia.

Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo manovre, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut.