Kreu i opozitës ka dhen një koment edhe mbi qëndrimet e Taulant Ballës për komisionit e reformës zgjedhore dhe territoriale.
Berisha duke ju përgjigjur interesit të medias mbi qëndrimin e PD, tha se, “Taulant Balla, duhej të ishte i dënuar me të paktën 30 vite burg për veprat penale që ka kryer”.
Berisha: Taulant Toyota Yaris duhej të ishte, për veprat penale që ka kryer, i dënuar me të paktën 30 vite burg.
Porositësi i vrasjeve, sipas dokumenteve zyrtare, të shkatërruara me procesverbale, bashkëpunëtor i ngushtë i krimit, që shkoi dhe liroi me urdhër të Suel Çelës, ky është një ushtar i Suel Çelës, terroristët që vunë tritolin nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës, bashkë me prokurorin Vath Staka shkuan dhe i liruan.
Taulant Balla është i regjistruar për bisedat që ka bërë me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, në të cilën parashtrohen kushtet ku merr përsipër arrestimin e kundërshtarëve të bandës Çela në Elbasan, në mënyrë që ajo të angazhohet në veprimtari elektorale dhe të garantojë votat e premtuara.
Taulant Balla është i regjistruar, por mbrohet nga Altin Troplini, në dosjen Toyota Yaris, ku kërkon tërheqjen e aseteve të bandës Toyota Yaris, që ishin të bandës së Elbasanit, që ishin konfiskuar, rikthimin e tyre tek policia, në mënyrë që ai t’i vononte, t’i nxirrte jashtë afateve ligjore.
Janë të gjitha këto në dokumente zyrtare që unë i kam paraqitur shumë herë.
Ndaj dhe Taulant Balla është një delinkuent ndër më kryesorët në politikën shqiptare sot pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.







