Ballina Politika Berisha: Vendimi i Kushtetueses doli nga zyrat e Edi Ramës dhe mbyll...

Berisha: Vendimi i Kushtetueses doli nga zyrat e Edi Ramës dhe mbyll çdo shteg për luftën ndaj korrupsionit!

19
0

Kryetari i Partisë Demokratike ka përsëritur ftesën e tij për pjesëmarrje në protestën e 22 Dhjetorit.

“Vendimi i Kushtetueses doli nga zyrat e Edi Ramës dhe mbyll çdo shteg për luftën ndaj korrupsionit!. Ftoj qytetarët më 22 dhjetor të marrin në dorë fatet e tyre, tha kreu demokrat” para gazetarëve sot në mesditë në konferencë për medien në selinë PD.

Pjesë nga deklarata e Berishës

Berisha: Vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës, dhe i firmosur nga gjykatës të paritur dhe të papërgjegjshëm, mbyll çdo shteg, çdo rrugë, çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen me ligj të pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama kreu aktin më të pashembullt në historinë e një shteti për të mbrojtur paratë e vjedhura dhe të ndara së bashku me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë, dhe jo vetëm.

Çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin nga persona me imunitet, bëhet zero.

Kurrë Shqipëria në ekzistencën e saj nuk ka marrë një goditje kaq të rëndë në mbrojtjen e vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, kurrë.

Që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës dhe i certifikuar nga gjykatës të papërgjegjshëm dhe të paritur të Gjykatës Kushtetuese, rrëzon përfundimisht shtetin ligjor dhe garanton vjedhjen e hapur dhe publike të parave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë, shndërrimin e kësaj vjedhje, të këtyre shumave në vota dhe të votës në krim.

Ai raport që unë e kam denoncuar para jush vite e vite, tani ai raport ka marrë mburojën më të fuqishme nga narkogjykata, nga narkoshteti, nga Edi Rama me certifikimin e vendimit të tij në gjykatë.

Ndaj dhe shpresa e vetme, rruga e vetme është që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë fatin e tyre, votën e tyre, të ardhmen e tyre.

Dhe kjo ka vetëm një rrugë, protestën, protestën dhe vetëm protestën.

22 dhjetori është një ditë në të cilën çdo shqiptar, pa dallim nga bindjet partiake, mund të dëshmojë guximin, vendosmërinë e tij në denoncimin, demaskimin e mbrojtjes publike që Edi Rama i bëri vjedhjeve të tij dhe Lubi Ballukut, në përpjekjen për të vendosur qeveri teknike dhe zgjedhjet e ardhshme.