Banorët e 12 fshatrave në Kolonjë dolën nga izolimi pas vënies në funksion të një ure militare të tipit “Bailey”.
Këmbët e urës që lidhte fshatin Qafëzezë të Kolonjës me 12 fshatrat e tjera u dëmtuan nga përmbytjet dhe vërshimi i lumit Osum.
Ura militare u vendos nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Korçës me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes duke bërë të mundur kalueshmërinë e banorëve dhe mjeteve të 12 fshatrave të Kolonjës.
Për nënprefektin Adriatik Braçe, që përcolli shqetësimin tek ministra e mbrojtjes, ishte thelbësore të jepej një zgjidhje e shpejtë pasi kjo rrugë ishte e vetmja për qarkullimin e banorëve.







