Ballina Politika “Nuk e votova”, Braçe për Paketën Fiskale: S’u mor parasysh amendimi im...

“Nuk e votova”, Braçe për Paketën Fiskale: S’u mor parasysh amendimi im për ligjin e rivlerësimit të pasurive

14
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar sërish për Paketën Fiskale të miratuar në seancën e kaluar në Kuvend, duke thënë se nuk votoi një pjesë të ligjeve të saj. Duke marrë shembull njërin prej tyre, deputeti socialist thotë se amendamenti i tij për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme nuk u pranua, duke shtuar se një procedurë e tillë për pasuritë në proces legalizimi, të legalizuara apo të paregjistruara është bërë më parë.

Për këtë ai nxorri një dokument të rivlerësimit të pasurive nga viti 2o10 deri në mesin e vitit 2022.

“Kam qepur gojën dhe doja të isha i qartë për qëndrimin tim në raport me Paketën Fiskale dhe transparencën me secilin prej jush. Unë nuk votova një pjesë të ligjeve. I pari ligji për rivlerësimin e pasurive të paluatjshme dhe ka një arsye: Nuk u mor parasysh amendimi im për të përfshirë rivlerësimin e shtëpive në proces legalizimi, apo të legalizuara e të paregjistruara. Një proces që nisur pej 25 vitesh dhe është korrupsioni që e pengon.

Ka ndodhur rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme nga 2019-2022 dhe ligji fillestar e ka përfshirë, ka qenë propozim i deputetit të asaj periudhe që ka pasur nen të posaçëm nenin 2 rivlerësimin e pasurive të paluajtshmenë proces legalizimi de regjistrimi, është miratuar dhe bërë ligj. Më pas ka pasur dy zgjatje të afatit me ligje të tjera dhe në të dyja ka qenë përfshirë procesi i rivlerësimit në procs legalizimi pa regjistrii. Vetëm këtë herë nuk merret parasysh se kadastra tha se është punë e vështirë se bëjmë dot. Kush nuk bën punën duhet të ikë sepse kjo punë është bërë përpara. Pse votova unë kundër apo pse nuk mora pjesë në votimin e kësaj gjëje pasi votuan kundër amendimin tim. Dhjetëra pallate në njësinë 5, qindra shtëpi në Selitë janë të përjashtuara tashmë nga procesi i rivlerësimit. Unë jam votuar t’ju shërbej njerëzve.”, thotë deputeti.