Ballina Politika Pasi i dha 35 firma për Avokat Populli, PD i drejtohet GJK...

Pasi i dha 35 firma për Avokat Populli, PD i drejtohet GJK ta shkarkojë Endri Shabanin

30
0

Pasi i dhanë 35 firma, PD ka vendosur ta çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit. Grupi Parlamentar i PD e cilëson procesin të zhvilluar në shkelje të procedurave parlamentare.

Sipas njoftimit zyrtar, Partia Demokratike pretendon se zgjedhja e Endri Shabanit është bërë me vendim të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama dhe jo përmes një procedure të rregullt parlamentare.

PD thekson gjithashtu se në këtë proces janë keqpërdorur firmat e deputetëve demokratë, të cilat ishin tërhequr paraprakisht.

Kujtojmë se Endri Shabani u zgjodh mbrëmjen e 11 dhjetorit Avokat i Popullit me 85 vota pro, të dhëna nga mazhoranca socialiste.

Partia Demokratike, e cila fillimisht e kishte mbështetur kandidaturën e Shabanit, deklaroi më pas se kishte tërhequr firmat për gjashtë kandidatët, duke pretenduar se mazhoranca synonte të merrte kontrollin e institucionit të Avokatit të Popullit.