Ballina Lifestyle Regjisori amerikan Rob Reiner dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur...

Regjisori amerikan Rob Reiner dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Los Angelos. Dyshohet se…

29
0

Regjisori amerikan Rob Reiner, 78 vjeç dhe bashkëshortja e tij Michele Singer 68 vjeçe janë gjetur pa jetë në vilën e tyre në  Brentwood në Los Angelos.

Sipas mediave ndërkombëtare, nga këqyrja e trupave janë konstatuar plagë me thikë. Çështja ende po hetohet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.

Ndërsa paraprakisht dyshohet se autor të jetë djali i tyre Nick.

Reiner drejtoi filma ikonikë si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally…”,i fundit prej të cilëve e çoi atë te dashuria e jetës së tij.

Ndërsa Rob ishte regjisor gjatë më shumë se 35 viteve të martesës së tyre.

Çifti kishin tre fëmijë së bashku; Jake, Nick dhe Romy. Rob ka gjithashtu një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall.