Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, në kuadër të një hetimi të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme që lidhet me dyshime për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin, ndërsa janë vendosur edhe disa masa sigurie për persona të tjerë të përfshirë në hetim, në lidhje me procedurat e prokurimit publik të AKSHI-it.
Në kuadër të këtij operacioni, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ermal Beqiri. Po ashtu, Mirlinda Karçanaj akuzohet për abuzim me tenderat e AKSHI-it, konkretisht për procedura që lidhen me mirëmbajtjen e serverave.
Drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj është me masën arrest shtëpie.
SPAK dhe BKH pritet të japin detaje shtesë mbi akuzat dhe shtrirjen e plotë të hetimit në orët apo ditët në vijim.







