Ballina Politika “21 janari”, ish-presidenti Ilir Metaj rrëfehet 3 orë në SPAK

“21 janari”, ish-presidenti Ilir Metaj rrëfehet 3 orë në SPAK

41
0

Ish-presidenti, Ilir Metaj, përfundoi dëshminë e tij në SPAK lidhur me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Ishte vetë Metaj ai që kërkoi të pyetej për demostratën e dhunshme të 15 viteve më parë ku para godinës së qeverisë u vranë 4 qytetarë, pasi pretendonte se kishte të dhëna që mund t’i shërbenin hetimit.

Prokuroria e Posacme iu përgjigj pozitivisht kërkesës së ish-presidentit. Ai ka dhënë shpjegime në godinën prej xhami përpara dy oficerëve të BKH-së të caktuar nga prokurori i posacëm Alfred Shehu.

SPAK po heton për të zbuluar nëse ka pasur urdhër që Garda të qëllonte me 21 janar. Në ngjarje mbetën të vrarë protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda e Aleks Nika. Demostrata u organizua nga opozita e drejtuar në atë kohë nga Edi Rama, pas publikimit të një video të dyshuar korruptive ku shfaqej Ilir Meta, video e regjistruar nga ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti.