Belind Këlliçi i ftuar sot në Kjo Javë u shpreh se zv.kryeministrja Belinda Balluku është arratisur nga vendi.
Sipas tij, askush nuk është në gjendje të japë përgjigje se ku ndodhet Balluku tani.
Mbetet me pikëpyetje ende nëse ajo do paraqitet nesër në Kuvend, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Këlliçi: A mund të kemi një platformë që zv.kryeministrja është arratisur? A ka ndonjë zyrtar që të thotë ja fusni kot? Mundet të dimë ku është tani që po flasim. Ta dimë a është në Shqipëri apo jo? A do vijë nesër në këshillin e mandateve? Meqë nuk e kam 100% të sigurt.
Më rezulton nga informacionet që zv.kryeministrja është arratisur. A mund të bëhet e njëjta gjë për Ëngjëll Agaçin. A mundet Benet Beci që ka probleme dhe mund të bashkohet kolegëve. kjo është e fundit që pritet, nga skandali i AKSHI dhe të tjera që prekin kryeministrin.







