Ballina Sport Amorim nxjerrë në shitje pesë lojtarë

Amorim nxjerrë në shitje pesë lojtarë

19
0

I vendosur për të ndërtuar një skuadër të përshtatur plotësisht me filozofinë dhe idetë e tij taktike, trajneri portugez Ruben Amorim ka vendosur të nxjerrë në treg pesë lojtarë të Manchester United që nuk bëjnë pjesë në planet e tij afatgjata.

Pas 16 javësh kampionat, Man Utd renditet vetëm në vendin e gjashtë në Ligën Premier, një pozicion larg pritshmërive dhe ambicieve të klubit.

“Djajtë e Kuq” ndodhen plot 10 pikë pas Arsenalit kryesues, çka ka shtyrë stafin teknik të ndërmarrë masa konkrete për ristrukturimin e skuadrës.

Sipas raportimeve të Caught Offside, Amorim i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të dëgjojnë oferta për këta pesë futbollistë:

Altay Bayindir (27 vjeç), portier – Turqi

Tyrell Malacia (26), mbrojtës i majtë – Holandë

Manuel Ugarte (24), mesfushor mbrojtës – Uruguai

Mason Mount (26), mesfushor ofensiv – Angli

Joshua Zirkzee (24), sulmues – Holandë

Bëhet fjalë për lojtarë që nuk janë kërkuar drejtpërdrejt nga Amorim dhe që, sipas vlerësimeve të stafit teknik, po hasin vështirësi për t’u përshtatur me skemat taktike dhe intensitetin e kërkuar nga trajneri portugez.