Ballina Politika Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë Nr. 6 në...

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë Nr. 6 në Tiranë

28
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë, konkretisht zona e Kombinatit.

Vendimi vjen në një moment ku strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë, ndërsa mes lidershipit të PD dhe Salianjit ka pasur përplasje lidhur me takimet që ky i fundit po zhvillon me strukturat në çdo qytet të vendit.

Salianji në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike, pati debate me Flamur Nokën, kreun e PD-së Berisha dhe kreun e PD-së në Elbasan dhe deputetin, Blendi Himçi, në lidhje me takimet që ai po zhvillon me strukturat e partisë në çdo qytet.