Ballina Europë ‘Bild’: Ekstremisti i majtë shqiptar arrestohet në Francë, kërkohej nga Gjermania si...

‘Bild’: Ekstremisti i majtë shqiptar arrestohet në Francë, kërkohej nga Gjermania si pjesë e ‘Bandës së Çekiçit’

12
0

Policia franceze ka arrestuar një anëtar të dyshuar të “Bandës së Çekiçit” të ekstremit të majtë.

Shqiptari kërkohej me urdhër arresti gjerman.

Rexhino A., i njohur edhe me nofkën “Gino”, dyshohet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të majtë të të ashtuquajturës “Hammerbande” (Banda e Çekiçit) – mes tyre personi jobinar Maja T. (24) dhe Lina E. – ka sulmuar neonazistët në Budapest, duke i plagosur rëndë.

Shqiptari ishte arrestuar edhe një herë në muajin nëntor, por u lirua në pranverën e vitit 2025. Në atë kohë, Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë.

Personi jobinar Maja T. (24) po gjykohet aktualisht në Hungari si anëtar i “Bandës së Çekiçit”.

Në Gjermani, në qytetin Dresden, po zhvillohet aktualisht një proces gjyqësor kundër kreut të dyshuar të “Bandës së Çekiçit”, Johann Guntermann (32 vjeç). Ndërkohë, Lina E. është dënuar tashmë me disa vite burg.

Avokati i Rexhino A. ka shprehur frikën se, nëse klienti i tij transferohet në Gjermani, ai do të ekstradohet më pas në Hungari, ashtu siç ndodhi me Maja T..

Kjo e fundit u transferua në Hungari në verën e vitit 2024, por më pas Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë e shpalli këtë veprim të paligjshëm./ BILD